Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çakalloz
çakalloz:

çakallóz,-e mb., edhe si em., që bën si i marrë; kokëkrisur.

çakalloz:

çakallóz,-i m. folk. figurë e përrallave popullore, e përfytyruar si njeri i fortë e kokëkrisur, i cili fiton kundër divit a kuçedrës.

Sinonime / Të përafërta:
kokëkrisur
Të ngjashme:
çakallos:

çakallós kal., -a, -ur bised. e bëj dikë të tërbohet, e çmend.

çakëlloj:

çakëll/ój kal., -óva, -úar 1. bëj zhurmë çak-çak duke goditur lehtë me diçka. 2. gdhend. / pës. çakëllóhet v. III.

çatalloj:

çatall/ój kal., -óva, -úar bised. 1. e ndaj më dysh, e bigëzoj; e shtrembëroj, ia kthej dhëmbët anash: çatalloj drurin; / hap fort në të dy anët; çakërrit: çatalloj këmbët; i çatalloi sytë. 2. fig. sjell grindje e çrregullim; prish: i çatalloi të gjithë; e çatalloi punën.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. copëz dërrase mbi gurin e mullirit, që, duke u përplasur ritmikisht në një gropëz të gurit, rregullon rënien e kokrrave të drithit nga koshi në mokër; trakzë. 2. fig. keq. njeri llafazan.