Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çakall
çakall:

çak/áll,-álli m. sh. -áj(të) dhe -éj(të) 1. zool. kafshë grabitqare, më e vogël se ujku e me qime të kuqërreme, që angullin fort: tufë çakejsh; çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri gjakpirës; ai që bërtet fort e kërcënon të tjerët.

Të ngjashme:
bakall:

bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e zhubravitur.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. copëz dërrase mbi gurin e mullirit, që, duke u përplasur ritmikisht në një gropëz të gurit, rregullon rënien e kokrrave të drithit nga koshi në mokër; trakzë. 2. fig. keq. njeri llafazan.

çakëll:

çák/ëll,-lli m. 1. përmb. gurë të thyer në copa të vogla për të shtruar rrugët. 2. mur.

çatall:

çatá/ll,-lli m. sh. -j(të) 1. degë e një druri që ndahet anash; bigë; bisk që del anash; majë e dalë anash e një sendi, dhëmb; përdorëse a mjet me një pjesë të dalë: çatajtë e ullirit; çatalli i shkëmbit; çatall për flokë karficë; çatall bari sfurk me dy dhëmbë; çatalli i parmendës veshëza. 2. dhëmb që del anash, stërdhëmb; dhëmb i mprehtë; çatajtë e qenit.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t).