Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çakër
çakër:

çák/ër,-ra f. sh. -ra(t) çakël.

Të ngjashme:
bakër:

bák/ër,-ri m. 1. kim. metal i kuqërremë, i butë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike (simboli Cu): bakër blister; tel (enë, monedhë) bakri; ngjyrë bakri; / kripë helmuese që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. 2. sh. -ra(t) bakëre. 3. fig. keq. gjë pa vlerë: fjalë bakri fjalë të kota.

lakër:

lák/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. bot. perime me gjethe të gjera, të mbledhura e të ngjeshura në një kokë të madhe; kryes. sh. barishte të ndryshme të egra e të buta, si lëpjeta, laboti, spinaqi etj., që përdoren si perime: lakra të egra (të buta); supë (mish) me lakër. 2. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë: lakër deti algë e ujërave të kripura, sallatë deti; lakër pate bimë me gjethe si të dejëzës, me lule të verdha e me fara në vile, që e hanë shumë patat e rosat; lakër qeni bimë me lëng të hidhur e helmues, që rritet në kullota e në vende me shkurre; lakër e verdhë bimë e vendeve të thata, me lule të verdha e të rrumbullakëta, me gjethe të vogla e me push në anën e poshtme; lakër zogu bimë e livadheve, me gjethe të holla, me lule dhe me fara të mbledhura si xhufkë, të cilat i hanë shumë zogjtë. 3. zool. gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që shënojnë dëmtues ose sëmundje të kësaj bime: çimka (tartabiqja) e lakrës; flutura e lakrës; miza e lakrës; morri i lakrës; pleshti i lakrës; tenja e lakrës; turigjati i lakrës; vemja e lakrës; vrugu i lakrës (bot.). 4. sh. fig. bised. mendime të gabuara që ka dikush: ka lakra në kokë.

makër:

mák/ër,-ra f. kryes. sh. -ra(t) lëngje që u kullojnë femrave të kafshëve kur pjellin.

takër:

ták/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. barishte e familjes së mëllagoreve, me gjethe pushatake; mëllagë uji.

vakër:

vákër mb., edhe si em., që i ka këmbët dhe turirin me pika të errëta (për dhentë): dele (dash) vakër.