Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çakël
çakël:

çák/ël,-la f. sh. -la(t) copë e vogël, çikërrimë; diçka e vogël e pa vlerë, rreckë; mur me çakla; / fig. fjalë a punë pa vlerë, gjepur.

Sinonime / Të përafërta:
çikërrimë
rreckë
gjepur
Të ngjashme:
cakël:

cák/ël,-la f. sh. -la(t) kapë e vogël të lashtash, misri etj.: cakla gruri.

cakul:

cakúl,-e mb., edhe si em., gungaç, kurrizdalë.

çakëll:

çák/ëll,-lli m. 1. përmb. gurë të thyer në copa të vogla për të shtruar rrugët. 2. mur.

çakër:

çák/ër,-ra f. sh. -ra(t) çakël.

çikël:

çík/ël,-laI f. sh. -la(t) grimë; cifël: çikla guri (dheu); çikël e pikël copë e çikë; / cirkë, stërkitë: çiklat e ujit (e pështymës).