Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çak
çak:

çak onomat. jep tingullin e dobët, që del kur goditet diçka.

Të ngjashme:
cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

dak:

dak,-u m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsisë së vjetër të Dakisë, e cila njihet si paraardhëse e popullsisë rumune; ai që e ka prejardhjen nga Dakia.

hak:

hak,-u m. (hák/ë,-a f.) sh. háqe(t) 1. shpërblimi a pagesa për punën e kryer; e drejtë e merituar: i mori (ia hëngri) hakun e punës; vajti haka tek i zoti; i hyri në hakë. 2. hakmarrje: mori hakun e të vëllait.

jak:

jak,-u m. sh. -ë(t) zool. kafshë përtypëse e madhe, e ngjashme me buallin, me brirë të mëdhenj e me lesh të gjatë, që jeton në malet e larta të Azisë Qendrore.

lak:

lak,-u m. sh. léqe(t) 1. rrethi që bëhet kur shkojmë në shtjekëz njërën anë të një litari, të një filli a të një teli; litari a filli me këtë lidhje, që shërben për të kapur kafshë të egra a shpendë ose për të lidhur diçka: lak lepuri (dhelprash, zogjsh); e zuri (e kapi) me lak; / kryes. sh. pjesë e litarit të samarit, e lidhur hark; litar për të lidhur një kafshë: leqet e samarit; ia zgjidhi lakun. 2. fig. gjendje e vështirë, e krijuar me dredhi për të dëmtuar a për të asgjësuar dikë; kurth: ra në lak; e shtiu (e futi) në lak. 3. diçka si hark ose si vijë e përkulur; pjesa ku përkulet diçka; kthesë, bërryl: laku i kularit; laku i fytit; laku i hënës; laku i rrugës (i lumit); laku i malit qafë mali e harkuar; udhë me shumë leqe; leqet e hajatit qemerët e përkulur të hajatit; lak bore borë e grumbulluar si hark; laku i lahutës harku i lahutës; leqet e këmbëve gilcat; leqet e gishtave nyjat e gishtave; pjesët ku përkulet gishti.