Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çajme
çajme:

çájm/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. çafkëI: çajme e kuqe. 2. zog këngëtar, i ngjashëm me trumcakun, që ushqehet me kandrra: çajme rrushi zog që ushqehet me larushk.

Sinonime / Të përafërta:
çafkë
Të ngjashme:
majmë:

májm/ë (i), -e (e) mb. 1. që ka dhjamë: mish i majmë; / që është ushqyer mirë dhe është majmur (zakonisht për kafshë); kund. i dobët: lopë (pulë) e majme; pulë e botës duket më e majme (fj. u.). 2. fig. pjellor; i pasur; kund. i varfër: tokë e majme; shtresat e majme të popullsisë. 3. bised. shumë i madh: rrogë e majme; fitim i majmë.

majmë:

májmë,-t (të) as. 1. të qenët i majmë; majmëri. 2. fig. bised. mirëqenie; e mira; bollëk.

bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

bamje:

bámj/e,-a f. sh. -e(t) bot. perime, që bën bishtaja shumëfaqëshe; bishtaja e saj: mish me bamje.

dajre:

dájr/e,-ja f. sh. -e(t) vegël muzikore popullore, me një rreth të hollë prej druri, me lëkurë të nderë nga njëra anë dhe me disa pafta teneqeje, së cilës i bihet me gishta për të mbajtur ritmin; def.