Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çagjë
çagjë:

çágj/ë,-a f. blozë.

Sinonime / Të përafërta:
blozë
Të ngjashme:
lagje:

lágj/e,-ja f. sh. -e(t) 1. ndarje administrative e një qyteti ose e një fshati; përmb. njerëzit që banojnë në këtë ndarje: lagjja e sipërme (e poshtme). 2. grup; grumbull, tufë: një lagje njerëz; një lagje me zogj. 3. bised. anë, palë: ishte me (në) lagjen tonë.

magje:

mágj/e,-ja f. sh. -e(t) 1. govatë e drunjtë, ku ngjishet brumi për të bërë bukë etj. 2. govatë për të larë rroba; arkë si govatë, që shërben për punë të ndryshme: magje e dërstilës; magje e mullirit dishtë.

magji:

magjí,-a f. sh. -(të) dhe -ra(t) 1. tërësi veprimesh të shoqëruara me fjalë a me fraza të pakuptueshme, të cilat mendohet se kanë fuqi çudibërëse: bënte magji; u krye si me magji. 2. fig. aftësi, forcë a bukuri e jashtëzakonshme dhe e çuditshme: magjia e fjalës (e gjuhës) së poetit.

tagji:

tagjí,-a f. elb, tërshërë etj. që u jepet si ushqim kafshëve; sh. -ra(t) drithëra a bimë të tjera që përdoren si ushqim për kafshët: mbjellja e tagjirave; kali i mirë e shton vetë tagjinë (fj. u.).

asgjë:

asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë.