Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çafrok
çafrok:

çafrók,-u m. sh. -ë(t) kokrrat e misrit në majë e në fund të kallirit.

Të ngjashme:
carrok:

carrók,-u m. sh. -ë(t), edhe si mb., vocërrak.

afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

barok:

barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura.

larok:

larók,-e mb., edhe si em., i larmë: dele laroke.

qafok:

qafók,-e mb., edhe si em., 1. keq. qafështrembër. 2. qafërrjepur. 3. që e ka të gjatë pjesën e ngushtuar pranë kreut (për sendet): sëpatë qafoke.