Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çafër
çafër:

çáf/ër,-riI m. sh. -ra(t) 1. zool. peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, me bark të gjerë e me shumë hala. 2. fig. fëmijë i shkathët e i mprehtë.

çafër:

çáf/ër,-riII m. sh. -ra(t) bot. lloj gruri me kokrra të mëdha e të rrumbullakëta.

Të ngjashme:
bafër:

báf/ër,-ra, f. sh. -ra(t) bot. qelbës.

afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.

afër:

áfër parafj. (r. rr.) përdoret me një emër a me një përemër që shënon vend a kohë, me kuptimin “pranë”: afër bregut; afër agimit; afër nesh; afër të pesëdhjetave.

afër:

áfër pj. afërsisht, rreth: afër një javë; afër njëzet veta.