Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çaf
çaf:

çaf,-i m. brymë; cipë akulli: zuri çaf uji.

Sinonime / Të përafërta:
brymë
Të ngjashme:
caf:

caf,-i m. sh. -a(t) bised. lëvore e hollë, cipë.

qaf:

qaf kal., -a, -ur bised. përqafoj: e qafi djalin.

qaf:

qaf vetv. qáfem përqafohem. / pës. qáfem.

çaj:

çaj,-i m. 1. bot. shkurre me gjethe me erë të këndshme, që thahen për të përgatitur me to një pije; barishte a lule me të cilat përgatitim pije të ngrohtë: çaj mali bimë e vendit tonë, me gjethe në ngjyrë argjendi, me lule të verdha e me erë të këndshme; / pije që përgatitet nga këto bimë dhe nga bimë të tjera mjekësore: çaj rigoni (kamomili, sherbele). 2. pritje para darke, në të cilën të ftuarve u nxjerrin një pije të tillë të ngrohtë dhe ëmbëlsira: janë ftuar për çaj.

çaj:

ça/j kal., -va, -rë 1. e ndaj diçka në copa për së gjati; ndaj më dysh; i hap plasa të thella: çaj dru; çaj arra thyej arra. 2. e pres thellë me një send të mprehtë; i bëj plasa të thella: çau barkun (këmbën); t’i çan duart. 3. edhe fig. e copëtoj a e mbyt me dhëmbë: i çau ujku; me gojë të lan, me dhëmbë të çan (fj. u.). 4. edhe fig., hap një shteg kalimi; jokal. shkoj përpara, dal përtej; iki me shpejtësi: çau borën (pyllin, detin); çanë rrethimin; çau fushës (malit); ka çarë në jetë; çajnë përpara. 5. jokal. veta III më ther fort: më çajnë këmbët.