Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çadër
çadër:

çád/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. mjet për t’u mbrojtur nga shiu ose nga dielli, me pëlhurë të nderë në tela që hapen e mbyllen dhe me bisht zakonisht të drunjtë a të metaltë; ombrellë: çadër burrash (grash). 2. tendë pëlhure për të banuar përkohësisht: çadër ushtarake; çadër alpinistësh (gjeologësh). 3. fig. strehë; mburojë: iu bë çadër dikujt.

Sinonime / Të përafërta:
ombrellë
strehë
mburojë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...prifti. - Ne paguajmë mirë dhe fshatari, me disa ditë pune të tillë, mund të blejë një radio të vogël. Ata i kanë shumë qejf radiot. - E kam vënë re, - tha gjenerali, përmes gogësimës. - Na u mërzit kjo tendë, - shtoi pas pak. - Moti po ftohet çdo ditë. Besoj se kjo është hera e fundit që ngremë çadër në këtë zonë - Më duket se kemi dhe një vend tjetër, lart në male, pranë një rruge ushtarake, tashmë të braktisur. - Ashtu? - Janë ushtarët që ruanin rrugën apo një urë, s'më kujtohet mirë, - tha gjenerali. - Një mendje më thotë t'i lë për verën e vitit që vjen. Kush futet në male në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
badër:

bád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte shumëvjeçare, me rrënjë si qepujkë e me gjethe si të preshit, që çel lule të bardha në pranverë; presh i egër: badra e malit; badër uji. 2. shpatore, luleshpatë.

adër:

ád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bised. gjepur; shaka, hokë.

nadir:

nadír,-i m. astr. pikë e përfytyruar në kupën e qiellit nga ana e kundërt e gjysmërruzullit ku ndodhemi, e cila del po të hiqet një vijë kulmore nëpër qendrën e Tokës; kund. zenit.

radar:

radár,-i m. sh. -ë(t) spec. aparat i posaçëm për të zbuluar me anë të valëve vendin dhe largësinë e një objekti: radar tokësor (detar, ajror).

çafër:

çáf/ër,-riI m. sh. -ra(t) 1. zool. peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, me bark të gjerë e me shumë hala. 2. fig. fëmijë i shkathët e i mprehtë.