Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çabulle
çabulle:

çabúll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gosti e madhe në raste dasmash, gjëme etj.; të ftuarit në këtë gosti. 2. fig. rrëmujë.

Sinonime / Të përafërta:
rrëmujë
Të ngjashme:
daulle:

daúll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. vegël muzikore si cilindër i zbrazët, me të dyja anët të mbuluara me lëkurë të nderë, që i biem me shkop, me thupër a me duar; lodër: i bie daulles; bie (dëgjohet) daullja dëgjohet zëri i daulles; e përzunë me daulle (fig.) e vunë në lojë dhe e përzunë me të shara e me të tallura; daullja bie për ata që kanë veshë (fj. u.). 2. anat. cipë e hollë, që ndan kanalin e jashtëm të veshit nga veshi i mesëm: daullja e veshit. 3. tek. pjesë e një makine, e një mekanizmi etj., si cilindër i zbrazët: daullja e sahatit. 4. krahin. buhari: daullja e oxhakut.

kabull:

kabúll,-i m. bised. pranim, pëlqim: e bëj kabull e pranoj.

parullë:

parúll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fjalë ose fjali e fshehtë që përdoret nga ushtarakët, nga luftëtarët, nga anëtarët e një organizate etj. që të njohin njëri - tjetrin: parulla dhe kundërparulla. 2. thirrje e shkurtër me përmbajtje politike, që hidhet nga pjesëmarrësit në një miting, në një demonstratë etj. ose që shkruhet në një vend të dukshëm; copë pëlhure a fletë letre ku është shkruar një thirrje e tillë: hedh parulla; ngjit parulla; / ide ose parim, që shpreh synimin kryesor të veprimtarisë politike e shoqërore në një kohë të caktuar.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. copëz dërrase mbi gurin e mullirit, që, duke u përplasur ritmikisht në një gropëz të gurit, rregullon rënien e kokrrave të drithit nga koshi në mokër; trakzë. 2. fig. keq. njeri llafazan.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t).