Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës çaçanik
çaçanik:

çaçaník,-u m. sh. -ë(t) kokërr arre me lëvozhgë të njomë; lëvozhga e gjelbër e saj, shark.

Sinonime / Të përafërta:
shark
Të ngjashme:
babanik:

babaník,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me lule të bardha, të verdha në të blertë ose të kuqe.

faranik:

faraník,-e mb. 1. bot. farës. 2. që e ka bërthamën të vogël; kokërrvogël: qershi faranike; patate faranike.

gazanik:

gazaník,-u m. sh. -ë(t) bised. 1. bishtuk me vaj guri. 2. enë teneqeje për të mbajtur vaj guri.

palanik:

palaník,-u m. sh. -ë(t) byrek a kulaç me disa shtresa brumi të lyera me yndyrë.

paranik:

paraník,-uI m. sh. -ë(t) lloj përparëseje prej leshi.