Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ç
ç:

ç’ pyetës. 1. çfarë; cili; kush: ç’po bën?; ç’është kjo?; ç’është? çfarë po ndodh?; ç’u bë? ku shkoi?; ç’njeri është?; në ç’orë?; në ç’vend?; përdoret në pyetje retorike, kur shprehim habi ose kur nënkuptojmë përgjigjen mohuese “asgjë”, si edhe në fjali mohuese, kur nënkuptojmë përgjigjen pohuese “gjithçka, çdo gjë; çmos”: ç’ditë e bukur!; e ç’është ai?!; ç’fituam?!; ç’nuk i tha!; ç’ka hequr! 2. përdoret kur nisim të tregojmë ose kur e mbyllim tregimin; çfarë; / përdoret kur shprehim veprimin a gjendjen në mënyrë të theksuar nëpërmjet përsëritjes së foljes: ja ç’tha ai; ja ç’na qenka!; ja ç’paska bërë!; u bë ç’u bë; kjo qenka ç’qenka!; pa ç’pa… 3. si ndajf. përse; për cilin shkak: ç’të duhet?; e ç’të vete?; ç’e do! nuk vlen tashmë.

ç:

ç’ pj. përdoret për të theksuar habinë, gëzimin, keqardhjen etj. ose për të shprehur mohim a mospërfillje: ç’u kënaqa!; ç’na mërzitën!; ç’ia vë re; ç’e pyet kot.

ç:

ç’ lidhor. ai (ajo, ata, ato) që; gjithçka që; çfarë: mori ç’gjeti; ç’ka, ta thotë; ç’u tha, u bë; / sa: me ç’dukej; me ç’mbaj mend.

Sinonime / Të përafërta:
çfarë
cili
kush
përse
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kërkonte ndonjë vrimë apo të çarë tjetër për të përgjuar. Kjo vazhdoi pothuaj gjithë ditën. Asnjëherë sytë e idiotit nuk kishin qenë aq të pikëlluar. Trapi vazhdonte të hidhte jashtë Ujanës së Keqe njerëz dhe bagëti. Qysh se u vendos që të ndërtohej ura, nuk e di as vetë pse fillova të vija re ç ‘kapërcente me trap matanë e më këtë anë të lumit. Të shtunën e fundit të marsit, pothuaj gjithë ditën qëndrova pranë skelës së vjetër duke vrojtuar. Ishte kohë e ftohtë, me një shi të rrallë, që kishte prishur mbi ranishte edhe gjurmët e fundit të shkarravinave të shestuesit të ikur. Njerëzit rrinin...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mund të merrte vesh atë që e kishte torturuar më tepër se katër javë radhazi: enigmën e vajzës. E njihte atë tryezë në trajtë U-je, veç ishte hera e parë që ishte ulur i vetëm në anën e djathtë të saj. Në pjesën bashkuese të dy anëve të U-së kishte zënë vend sekretari i dytë me një të panjohur. Ç’’ishte kjo thirrje, pa asnjë shpjegim paraprak? Për një gotë ujë a për një kafe, as që bëhej fjalë, por së paku një na fal që të shqetësuam, ose qoftë dhe ca fjalë boshe, nga ato që të gërricnin nervat si “ç'thotë krijimtaria”, mund të mos ia kursenin. Fillimi i një pezmi të mjegullt, nga ata që...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...Kush ta ka dhënë? - pyeti ajo. - Nëna? - Jo. Komanda. - E pse? - Që të më njohin kush jam, kur të vritem. Ajo qeshi. - Ku e di ti që do të vritesh? - Në qoftë se vritem. Ja, pra, kështu, ia dhashë të vetmen gjë që kisha. E ç'më duhej? Unë i humbur se i humbur jam. Unë jam i gjallë dhe i humbur, e ç 'më duhet të më gjejnë kur të vdes? Aty nga dreka krushqit u ngritën. Hodhën armët mbi supe dhe u hipën kuajve. Kali i Kristinës ishte i bardhë. Ajo qante. Edhe teto Frosa. Mullisi e mbajti veten. Pastaj u përqafuan me vajzën. Doja ta takoja dhe unë, por nuk pata guxim të afrohesha te kuajt. Ndoshta...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të përbashkët dhe një porosie të përbashkët. Këndej vjen edhe përshtypja e këndshme se vjershat e tij janë një tërësi brenda së cilës mund të shquhen, sipas cikleve, këto unaza kuptimore: a) dashuria si pikënisje; b) mëkatet e përhershme të njeriut në jetë; c) bota e ndërlikuar intime e njeriut, dhe ç) reagimi etik i poetit ndaj të gjitha këtyre cikleve problemesh. Në vizionin e Musa Ramadanit të gjitha mëkatet e gjinisë njerëzore kanë njëfarë temperature pak a shumë të lartë kuptimore. Duke qenë të përsëritura brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, atij i bëhet se ato janë shumuar si atomet prej...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
a:

a një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e parë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) a.

ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.